Beyonce dedikim të vrarëve në Turqi (Video)

Për ngjarjet e fundit në Turqi, dhimbjen e saj e ka shprehur edhe ylli i pop muzikës, Beyonce. Në koncertin e fundit të mbajtur në Amsterdam, ajo k

Për ngjarjet e fundit në Turqi, dhimbjen e saj e ka shprehur edhe ylli i pop muzikës, Beyonce.

Në koncertin e fundit të mbajtur në Amsterdam, ajo këndoi ‘Halo’ me dedikim ndaj viktimave të grusht shtetit në Turqi, ndërsa kërkoi edhe nga publiku që të këndojë së bashku me të.

‘Kjo këngë është për dashurinë. Dua që këtë këngë t’iu dedikoj viktimave në Turqi. Ju do të më ndihmoni të këndoj sonte’, ka thënë Beyonce, në koncertin e mbajtur në Holandë.

Nga grusht shteti në Turqi për rrëzimin e Erdoganit kanë mbetur të vdekur 265 njerëz, kurse më shumë se 1500 janë lënduar.

COMMENTS