BE paralajmëron Turqinë – Heq dorë nga rikthimi i dënimit me vdekje

Turqia duhet të veprojë në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të mos e rikthejë dënimin me vdekje. Ky është paralajmërimi

Turqia duhet të veprojë në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të mos e rikthejë dënimin me vdekje. Ky është paralajmërimi i Bashkimit Evropian për shtetin turk.

‘Asnjë vend nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian nëse zbaton dënimin me vdekje’, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ajo iu përgjigj kërkesës së gazetarëve në Bruksel për të komentuar spekulimet se Turqia mund të ekzekutojë organizatorët e grushtshtetit të dështuar më 15 korrik.

Mogherini tha se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimin kapital në gjithë kontinentin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ekziston mundësia që në këtë vend të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grushtshtet nga një pjesë e ushtrisë së vendit.

Autoritetet turke tashmë kanë arrestuar mbi 7,500 veta, në mesin e tyre ushtarakë të lartë dhe gjykatës, nën dyshimet se kanë organizuar puç.

Qeveria tha të hënën se 208 njerëz, përfshirë 145 civilë, janë vrarë në dhunë.

COMMENTS