Atëherë kur ndodhë bashkëpunimi i Erës me…

Këngëtarja senzacionale Era Istrefi me 17 Korrik do të udhëtojë në Los Angeles për të punuar këngët e reja. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i arti

Këngëtarja senzacionale Era Istrefi me 17 Korrik do të udhëtojë në Los Angeles për të punuar këngët e reja.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i artistes, Faton Shoshi, i cili ka treguar poashtu se për këngët e Erës do të përkujdeset këngëtarja me famë botërore Sia.

‘Me 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do t’i punojë 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike’ ka treguar Shoshi.

Gjithashtu Era do të punojë edhe me producentët e Rihannës dhe Justin Bieber.

COMMENTS