Lëvizja Vetëvendosje sot edhe zyrtarisht ka shpallur 1 Shtatorin ditën kur do të mbahen protesta në sheshet e Prishtinës. Marrëveshja e demarkacioni m
Lëvizja Vetëvendosje sot edhe zyrtarisht ka shpallur 1 Shtatorin ditën kur do të mbahen protesta në sheshet e Prishtinës. Marrëveshja e demarkacioni me Malin e Zi, që pritet të votohet në Kuvend pikërisht në këtë ditë, pritet të ketë edhe njerëz në rrugët e kryeqytetit.
Vetëvendosje këtë protestë e ka paralajmëruar si mundësi për të ndaluar votimin.
Subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë ftes për t’iu bashkangjitur kësaj proteste. Megjithatë, edhe po t’iu bëhet një e tillë, ata nuk do të merrnin pjesë.
Anëtari i kryesisë nga kjo parti, Muharrem Nitaj ka thënë se nuk kanë qenë pjesë e konsultave rreth kësaj proteste dhe nuk do të jenë pjesë e organizimit që pritet të mbahet me 1 shtator.
‘Ne nuk kemi qene pjesë e konsultave dhe nuk jemi po ashtu as pjesë e organizimit’, ka thënë ai, duke shtuar se ‘Vetëvendosje’ është organizatë autonome politike dhe është krejt normale të thërrasë protesta, kur ajo i vlerëson.
Ndërsa nuk ka lënë pa theksuar se AAK nuk do të jetë pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare e politike.
‘Ajo që mund të them unë është se ne nuk do të jemi pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare e politike dhe nuk do të pengojmë njeri qe t’i bashkohen asaj, nëse ata vlerësojnë’, ka shtuar Nitaj.
‘Ne nuk do të jemi pjese e organizimit të kësaj proteste dhe as e logjistikës se saj’, ka përfunduar Nitaj.
COMMENTS