Kanë mbetur edhe pak orë nga dasma mbretërore e Princit shqiptar Leka II dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria. Disa nga personalitetet publike të
Kanë mbetur edhe pak orë nga dasma mbretërore e Princit shqiptar Leka II dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria.
Disa nga personalitetet publike të artit dhe kulturës nga Kosova që janë të ftuar nderi në ceremoninë martesore janë: Regjisori Ilir Bokshi, Albulena Kryeziu, aktorja më e mirë e shpallur nga ‘Mediterranean Film Festival’, artisti Shkumbin Tafilaj, këngëtarja Rona Nishliu, kreatorja e modës Njomëza Luci dhe Blerina Kllokoqi Rugova.
Kjo e fundit është konfirmuar si kreatorja e fustanit të bardhë të Elia Zaharia, e cila pritet të shfaqet për publikun në ceremoninë e celebrimit më 8 tetor në Pallatin Mbretëror në Tiranë, konfirmohet se ceremonia e kurorëzimit është publike për mediat vendore dhe ndërkombëtare të akredituara dhe do të udhëhiqet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Velija.
Mësohet se edhe përfaqësues politik nga Kosova janë në mesin e 700 të ftuarve.


COMMENTS