7 fakte që nuk i dinit për flamujt (Foto)

Ekzistojnë flamuj të njëjtë? Flamujt a kanë një kuriozitet interesant që duhet respektuar? Ja disa kuriozitete nga bota e flamujve shume ngjyrësh.

Ekzistojnë flamuj të njëjtë? Flamujt a kanë një kuriozitet interesant që duhet respektuar? Ja disa kuriozitete nga bota e flamujve shume ngjyrësh.

Flamuri 1

1. Në Olimpiadën e vitit 1936 në Berlin, Lihtenshajni dhe Haiti zbuluan se kishin të njëjtin flamur. Një vit më pas Lihtenshtajni i shtoi flamurit kurorën në një cep për ta ndryshuar.

Flamuri 2

2. Flamuri i Principatës se Monakos është e formuar prej dy fashave në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë të vendosura në mënyrë horizontale ku e kuqja qëndron sipër. Pikërisht si ajo e Indonezisë por që është më e gjatë. Flamuri i Polonisë ka të njëjtat ngjyra por të vendosur në pozicion të kundërt.

Flamuri 3

3. Nepali është i vetmi flamur në botë i cili nuk ka formë drejtkëndore. Është i përbërë nga dy trekëndësha. Ky flamur është krijuar ne vitin 1962.

Flamuri 4

4. Flamujt duhet të respektojnë rregulla dhe orare, për këtë arsye ato ekspozohen gjatë orareve të punës në zyra, të ngritura pas lindjes se diellit dhe duhet të ulen para se të perëndojë dielli. Dhe mund të qëndrojnë të ekspozuara gjatë natës vetëm nëse vendi është shumë i ndriçuar.

Flamuri 5

5. Qoftë Republika e Çadit ashtu dhe Rumania kanë flamuj me 3 fasha vertikale në ngjyrë blu, të verdhe dhe të kuqe. Por, ngjyra blu e Çadit është nuancë ndryshe nga ajo e Rumanisë e cila ka një ngjyrë blu kobalt.

Flamuri 6

6. Kur një president vdes, flamuri Amerikan qëndron ne gjysmë shtizë për 30 ditë dhe 10 dite nëse vdes zëvendës presidenti apo një gjykatës. Dy ditë për një anëtar të Kongresit.

Flamuri 7

7. Në fakt ekzistojnë shumë kuriozitete për flamujt. Ato duhet të vendosen në mënyrë dinjitoze dhe nuk duhet të prekin asgjë. Flamujt duhet të qëndrojnë gjithmonë lart dhe të valëviten dhe nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër. Flamuri i një shteti nuk mund te ekspozohet kurrë në një pozicion më inferior nga entet e tjera, shoqëri, kompani apo edhe qytet duke mbajtur kështu një pozicion të privilegjuar.

COMMENTS