200 albumet më të mira në ‘Billboard’

'Suicide Squad', e kryesoi top listën e 200 albumeve më të mira në Amerikë për të dytën javë rresht. Brenda një jave, ky album me kolonat zanore të fi

‘Suicide Squad’, e kryesoi top listën e 200 albumeve më të mira në Amerikë për të dytën javë rresht. Brenda një jave, ky album me kolonat zanore të filmit të bazuar në libra komikë, e që i përmban këngët e përfshira në këtë projekt, i shiti gjithsej 92.000 kopje.

Ky është albumi i parë i këtij lloji, që u pozicionua në maje të kësaj liste, që nga lansimi i incizimit me kolonat zanore të filmit ‘Pitch Perfect 2’, në maj të 2015-ës.

Ndërsa, këtë javë, edhe pozita e dytë vazhdon të qëndrojë e pandryshueshme me albumin e fundit të Drake-ut, ‘Views’, i cili u pozicionua në vendin e dytë, me shitjen e 70.000 kopjeve. Ky incizim i ka sjellë suksese të mrekullueshme yllit të muzikës R&B, Drake, duke thyer edhe rekorde si albumi që ka qëndruar më së gjati në pozitën e parë të top listës Billboard.

Pas Drake-ut, në vendin e tretë e gjejmë këngëtarin po ashtu nga Kanada ‘Party Next Door’ më albumin e tij të fundit ‘Party Nex Door 3’. Ky album i cili u mirëprit nga adhuruesit e producentit, këngëtarit dhe reperit të njohur, brenda shtatë ditëve arriti t’i shesë gjithsej 53.000 kopje.

Ndërkaq, në pozitën e katërt e gjejmë këngëtarin e muzikës country, Justin Moore, me albumin e ri muzikor, ‘Kinda Don’t Care’. Ky incizim i shiti gjithsej 42.000 kopje, duke ndihmuar atë në bëhet pjesë e top pesëshes së toplistës ‘Billboard’.

COMMENTS