Këngëtarja Yllka Kuqi është një femër e suksesshme jo vetëm në muzikë. Ajo ka konfirmuar se tashmë është specialiste e Psikologjisë Klinike dhe
Këngëtarja Yllka Kuqi është një femër e suksesshme jo vetëm në muzikë.
Ajo ka konfirmuar se tashmë është specialiste e Psikologjisë Klinike dhe të Psikoterapisë.
Krahas karrierës muzikore, kështu Yllka Kuqi ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën e saj, një profesion tjetër jashtë sferës publike.
Yllka Kuqi lansoi shtatë muaj më parë projektin e fundit, ‘Jeton në Mua’, që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.
Ndër këngët tjera të saj të suksesshme konsiderohen edhe ‘Të Kujtoj’ e ‘I Mallkuar’.
32 vjeçarja ka kohë që nuk ka qenë pjesë e skenës muzikore, kurse albumi i fundit ishte ‘Ku ke ti moj ajshe’


COMMENTS