Mbrëmë është mbajtur edicioni i 12-të i 'Zhurma Video Music Awards' në Gjilan. Artistë e mysafirë të njohur kanë parakaluar në tapetin e kuq para shum
Mbrëmë është mbajtur edicioni i 12-të i ‘Zhurma Video Music Awards’ në Gjilan. Artistë e mysafirë të njohur kanë parakaluar në tapetin e kuq para shumë njerëzve që ishin mbledhur për t’i parë nga afër të preferuarit e tyre.
Teatri i Gjilanit kishte marrë pamjen e pallateve më të rëndësishme të eventeve të kësaj natyre, ku artistët dhe mysafirët special po parakalonin, derisa fotografoheshin nga fotoreporterët dhe mediat e shumta që ndoqën nga afër eventin.
Enca dhe Ardian Bujupi janë fituesit absolut të spektaklit, të cilët rrëmbyen çmimet kryesore të eventit.
Por, si janë dukur disa nga mysafirët si Enca, Morena Taraku, Noizy, Getinjo & Endri, Shkelzen Jetishi – Xeni, Enkelejda e Hysniu, Ardian Bujupi & Dalool, Arbnora Ademaj e Genc Prelvukaj, gjatë paradës së tyre në tapetin e kuq, shikoni fotografitë më poshtë:








COMMENTS