VV: Arrestimi i Çaushit është vendim politik

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas arrestimit të deputetit Driton Çaushi. VV e quan politik, vendimin për arrestimin e tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas arrestimit të deputetit Driton Çaushi. VV e quan politik, vendimin për arrestimin e tij.

Në një njoftim për media thuhet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të arrestohen me urdhra politikë.

‘Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kuvend, deputetin Driton Çaushi për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Këto urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendosjen po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera’, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit Çaushi.

‘Po ashtu, e paralajmërojmë qeverinë kuislinge që nuk mund të vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse veprimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës’, thuhet në fund të reagimit.

COMMENTS