Votimi në Parlamentin britanik vulos përfundimisht Brexit-in

Anëtarët e Parlamentit britaniki kanë votuar të mërkurën mbrëma Ligjin e Brexit-it, që do të thotë se i lejojnë qeverisë të nisë procedurat për largim

Anëtarët e Parlamentit britaniki kanë votuar të mërkurën mbrëma Ligjin e Brexit-it, që do të thotë se i lejojnë qeverisë të nisë procedurat për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Pro ligjit kanë votuar 494 deputetë, ndërsa kundër kanë qenë 122.

Masa tani kalon në Dhomën e Lordëve, që do të thotë fjalën e fundit.

Kryeministrja Theresa May synon të nisë bisedimet formale për Brexit në fund të marsit.

Ajo do ta bëjë një gjë të tillë duke u thirrur në Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, gjë që kërkonte votimin në Parlament.

COMMENTS