Viti, përleshje mes disa personave, një i plagosur

Pas një përleshje mes disa personave në fshatin Germovë të Viti ku është përdorur edhe arma e zjarrit, ka mbetur i plagosur viktima mashkull i cili ës

Pas një përleshje mes disa personave në fshatin Germovë të Viti ku është përdorur edhe arma e zjarrit, ka mbetur i plagosur viktima mashkull i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

COMMENTS

DISQUS: