Ukraina ia ndalon hyrjen Steven Seagal – e konsideron kërcënim kombëtar

Shteti i Ukrainës i ka ndaluar hyrjen për pesë vjetët e ardhshme, aktorit të famshëm amerikan Steven Seagal. Shërbimet sekrete ukrainase e konsider

Shteti i Ukrainës i ka ndaluar hyrjen për pesë vjetët e ardhshme, aktorit të famshëm amerikan Steven Seagal.

Shërbimet sekrete ukrainase e konsiderojnë yllin e filmit si kërcënim kombëtar, duke e bërë atë kështu një prej disa figurave të famshme që gjendjen në listë të zezë, shkruan The Guardian.

Arsyetimi i tyre është se Seagal ka kryer veprime të rrezikshme shoqërore.

Ky ndalim për aktorin e famshëm vjen pasi ai ka marrë nënshtetësinë e Rusisë, madje për këtë është mbajtur edhe një ceremoni ku pasaportën ruse Seagal-it ia ka dorëzuar presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin.

COMMENTS

DISQUS: