Një ish modele e Playboy ka treguar se si ajo e shikonte presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump teksa kryente marrëdhënie seksuale me mikeshën e
Një ish modele e Playboy ka treguar se si ajo e shikonte presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump teksa kryente marrëdhënie seksuale me mikeshën e saj më të mirë.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur gruaja e Trump, Marla Maples ishte shtatzënë me vajzën Tiffany, shkruan Daily Mail, përcjell zico.tv
Modelja gjermane Elke Jeinsen tha se ishte me shoqen e saj më të mirë, Barbara Moorë në Nju Jork në vitin 1993, kur Trump i ftoi dy bukuroshet bjonde në apartamentin e tij luksoz.
Jeinsen zbuloi se pas një darke të bollshme dhe pas disa gotave shampanjë, Trump e ftoi atë në dhomën e gjumit.
Ajo ka pretenduar se ka shikuar mikeshën e saj të kryerë marrëdhënie intime me presidentin aktual të SHBA-ve.
‘Unë po qëndroja ulur përderisa ata po bënin lojra seksuale’, ka deklaruar ajo.
‘Ata edhe kanë kryer marrëdhënie, përderisa unë i shikoja’, shton ajo.
Pretendimet vijnë në mes të një ‘stuhie pretendimesh’, pasi ish pornostarja Stormy Daniels ka akuzuar Donald Trump se ka kryer marrëdhënie intime me të.











COMMENTS