E Diela e nesërme 24 Korrik, në Kosovë do të jetë Ditë Zie. Kështu ka vendosur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas vrasjes së 3 të rinjve me origji
E Diela e nesërme 24 Korrik, në Kosovë do të jetë Ditë Zie. Kështu ka vendosur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas vrasjes së 3 të rinjve me origjinë nga Kosova, në Mynih të Gjermanisë.
‘Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë’, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
COMMENTS