Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dënuar sulmin ndaj objektit të xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit nga një banor i etnisë serbe. 'Atakimi i
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dënuar sulmin ndaj objektit të xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit nga një banor i etnisë serbe.
‘Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve është akt i papranueshëm dhe si i tillë edhe i dënueshëm. Rastet e tilla nxisin urrejtje, mos durim e dhunë aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër’, thuhet në reagimin e Myftiut Tërnava.
Ai kërkon që rasti në fjalë të trajtohet me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur por edhe pa e ekzagjeruar.
Këtë akt e ka dënuar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
‘Rasti që ka ndodhur në fshatin Velekincë në dëmtimin e kupolës së xhamisë, është një rast që Komuna e Gjilanit e dënon ashpër, sepse raste të tilla nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në komunë’, citohet Haziri në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Gjilanit.
Ai ka falënderuar Policinë për aksionin e kryer me sukses në parandalim dhe arrestimin e të dyshuarit.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar i dyshuar, që është nga komuniteti serb dhe i cili, sipas policisë dyshohet se ka probleme psikike.
COMMENTS