Botox-i është bërë njëri ndër tretmanët të cilët shumica e yjeve i ka provuar, disa nga to e përdorin rregullisht, ndërkaq një pjesë e vogël këtë
Botox-i është bërë njëri ndër tretmanët të cilët shumica e yjeve i ka provuar, disa nga to e përdorin rregullisht, ndërkaq një pjesë e vogël këtë nuk e pranon.
Po ndajmë ato që disa nga damat e njohura kanë deklaruar lidhur me botox-in .
Cameron Diaz

Cameron Diaz në librin e vet ‘The Longevity Book’ thekson se si nuk ka paragjykime ndaj veprimeve të cilat njerëzit i bëjnë për t’u ndier mirë.
‘Tretmanët e tillë u ndihmojnë njerëzve që të ndihen mirë. Në shumë raste tretmanët e tillë rinojnë dhe e bëjnë fytyrën të duket më e pushuar, sikur të keni fjetur gjumë apo thjesht dukeni më e re se sa dje’, konsideron Cameron.
Julia Roberts

Julia Roberts, për dallim nga Cameron Diaz, nuk është ithtare e botox-it dhe e operacioneve estetike.
Në të vërtetë, për revistën Elle ka deklaruar që dëshiron që fëmijët e saj t’i njohin të gjitha emocionet e saj dhe që për këtë shkak nuk do t’i nënshtrohej operacionit, madje as nuk do të bënte tretman botox-i.
Brooke Shields

Brooke Shields shkon në tretmanë botox-i, mirëpo, siç thotë ajo, kujdeset që të mos e teprojë.
Për mbajtjen e fytyrës rinore, shkon edhe në tretmanë me laser, sepse, siç shkruan Ladies’Home Journal, nuk është fanse e rrudhave të veta. Në gjithë këtë qëllimi i saj është të mos e teprojë.
Salma Hayek

Salma Hayek konstaton që botox-in ende nuk e ka provuar, mirëpo i përmbahet asaj thënies: ‘Kurrë mos thuaj kurrë’.
Për Vogue ka zbuluar që fytyrën rinore e mban me masazhe dhe kremra.
Linda Evangelista

Linda Evangelista për Harper’s Bazaar ka thënë që ajo është ndër të rrallat e cila ka pranuar përdorimin e botox-it. Siç ka zbuluar ajo, i ka thënë nënës së vet: ‘Ku është problemi, të gjithë po e bëjnë këtë’, përgjigjja e nënës ishte: ‘E bëjnë, por nuk flasin publikisht’.
Linda, ende përdor botox dhe nuk sheh arsye në gënjeshtrën rreth kësaj.

COMMENTS