Zyrtare: Sulmi në Gjermani, 3 kosovarë mes viktimave

Policia gjermane i ka konfirmuar konsullatës së Kosovës në Gjermani se 3 të rinjë nga Kosova janë vrarë mbrëmë gjatë sulmit në një qendër tregtare të

Policia gjermane i ka konfirmuar konsullatës së Kosovës në Gjermani se 3 të rinjë nga Kosova janë vrarë mbrëmë gjatë sulmit në një qendër tregtare të Mynihut.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave ku thuhet se MPJ është e ‘tronditur nga sulmi terrorist’.

‘MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë.

Policia gjermane ka informuar se pasditen e 22 korrikut një 18 vjeçar nënshtetas gjerman me origjinë nga Irani ka vrarë 9 persona në një qendër tregtare në qytetin jugor gjerman.

Ai më pas dyshohet se e ka vrarë vetën me pistoletë ndërsa trupi i tij është gjetur 1 kilometër larg vendit ku e ka kryer sulmin.

Naim Zabërgja, me origjinë nga Kosova ka njoftuar të gjithë familjarët dhe miqtë e tij përmes Facebook se ‘djali im Dijamant Zabergja, 21 vjeçar u vra dje ne Mynih nga dora terroriste’.

Edhe familjet e dy vajzave shqiptare raportohet se e kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale vrasjen e tyre.

‘Armela – Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroj jetë. Faleminderit per shpresat dhe ndihmen dhe mbeshtetjen’, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Arbnor Segashi.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se MPJ dhe Ambsada e Kosovës ‘është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme’.

Policia gjermane po heton motivet e sulmit që do të sqaronin arsyet se pse i riu 18 vjecar, gjermano-iranian, ka hapur zjarr në Qendrën tregtare në Mynih, në mbremjën e 22 korikut, ku përpos nëntë viktmave janë plagosur edhe 16 të tjerë.

Viktima 1 Mynih

viktima-1 Mynih

viktima2

Policia ka pezulluar kërkimet për të dyshuarit e sulmit të mbrëmshëm që mori jetën e nëntë personave në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë, pasi vlerëson se incidenti ka pasur vetëm një sulmues, i cili më pas e ka vrarë vetën.

Autoritetet e qytetit kanë thënë mëngjesin e 23 korrikut se ata i kanë dhënë fund edhe gjendjes emergjente duke iu kërkuar megjithatë kujdes qytetarëve të shqetësuar të Mynihut.

Policia mbrëmë iu kërkonte qytetarëve që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të evitojnë turmat derisa 2,300 pjesëtarë të forcave të sigurisë kërkonin për tre të dyshuar.

Mirëpo, tani policia beson se autori i sulmit ka vepruar i vetëm dhe trupi i tij është gjetur i vdekur rreth 1 kilometër nga Qendra Tregtare apo ‘Olympia Einkaufszentrum’, ku edhe ka ndodhur sulmi. I dyshuari është gjetur i vrarë me një plumb në kokë, ndërsa policia beson se ai e vrau vetën.

‘Në kuadër të kërkimeve tona, ne e kemi gjetur një person që e ka vrarë vetën. Personi në fjalë mesiguri është sulmuesi i cili sipas të dhënave të tashme të hetimeve, ka vepruar i vetëm’, ka thënë policia e qytetit nëpërmjet rrjetit social, ‘Twitter’.

Personi në fjalë është thënë se është një gjermano – iranian, 18 vjeç, dhe i cili ka qenë banor i Mynihut.

Autoritetet thonë se motivet që e kanë shtyrë atë ta bëj këtë ende nuk dihen.

Sipas Policisë, ka arritur në 9 numri i viktimave, përfshirë edhe një person që ka vdekur në spital më vonë nga plagët e marra gjatë sulmit.

Policia thotë se rreth 100 persona kanë qenë dëshmitarë të sulmit.

Zyrtarët po e hetojnë qantën e kuqe që është gjetur afër trupit të pajetë të personit që dyshohet se është autor i sulmit për të parë nëse ka eksploziv.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, e dënoi sulmin dhe tha se ‘ndjen me ata që janë në terren për të mbrojtur njerëz dhe shpëtuar jetë’.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, premtoi mbështetje për Gjermaninë.

‘Zotohemi se do të ofrojmë gjithë mbështetjen për të cilën mund të kenë nevojë’, tha Obama dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga tragjedia.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan i Shtetit, Elizabeth Trudeau, tha se autoritetet amerikane po punojnë me ato gjermane për të parë nëse ndonjë shtetas amerikan është prekur.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, tha se është i tronditur nga ‘sulmi i tmerrshëm’ dhe ‘humbja e jetëve’.

‘Jemi të gatshëm për të ndihmuar miqtë tanë në Gjermani. Këshilla jonë për shtetasit britanikë në zonë është të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale’, tha Johnson.

Rasti i mbrëmjes së 22 korrikut është rasti i tretë i një sulmi të madh kundër civilëve në Evropën Perëndimore në tetë ditët e fundit.

Përgjegjësinë për sulmet e mëparshme, ai në Nicë të Francës dhe në një tren në Bavari të Gjermanisë janë marë nga grupi militant, Shteti Islamik.

Policia fillimisht edhe këtë sulm të mbrëmjes së 22 korrikut e ka trajtuar si incident terrorist.

Këtë të premte është shënuar edhe pesë vjetori i masakrës së kryer nga Ander Behrin Beivik në Norvegji gjatë së cilës janë vrarë 77 persona. Breivik konsiderohet hero për militantët e të djathtës ekstreme në Evropë dhe Amerikë.

COMMENTS