Vazhdimisht rritet numri i viktimave nga tërmeti në Itali (Video)

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe mbi 150 të tjerë vlerësohet se janë zhdukur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudën prej 6.1 ballësh, që goditi

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe mbi 150 të tjerë vlerësohet se janë zhdukur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudën prej 6.1 ballësh, që goditi gjatë natës Italinë Qendrore duke rrënuar ndërtesa në disa qytete.

Tre lëkundje shumë të forta të tokës gjatë natës së sotme e kanë gjunjëzuar Italinë Qendrore. Tërmeti i parë me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani janë regjistruar 21 viktima, por numri i tyre mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën gërmadha.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6.2 dhe thellësi 4 km, i cili ka rënë rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5.4 ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8.7 km.

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij ‘nuk është më’.

Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte ‘i rëndë’ dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore. Qytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

 

 

Foto nga larte Termeti ne Itali

Termeti ne Itali 56

COMMENTS