Rita Ora terapi te psilologu

Ylli i Pop-it nga Prishtina, Rita Ora, ka treguar për numrin e fundit të 'Cosmopolitan' lidhur me 'betejën' e saj që ka pasur me ankthin. Në interv

Ylli i Pop-it nga Prishtina, Rita Ora, ka treguar për numrin e fundit të ‘Cosmopolitan’ lidhur me ‘betejën’ e saj që ka pasur me ankthin.

Në intervistën për ‘Cosmopolitan’ Rita ka pranuar se i është nënshtruar terapisë një herë në javë.

Këngëtarja zbuloi gjithashtu se ajo përjetonte ankth sa herë që mendonte për të ardhmen e saj. Që nga ajo kohë ajo e ka pasur të nevojshme që të konsultohej me profesionistët.

‘Unë kam dikë me të cilin flas një herë në javë. Njerëzit vuajnë prej ankthit në mënyra të ndryshme, por për mua kjo ndodh kur mendoj për qëllimet afatgjata.’

E kjo është arsyeja pse Rita ka vendosur të shkojë të paktën një herë në javë që të konsultohet më një psikolog dhe të marrë veten nga gjithë ky stres, e madje i sugjeron njerëzve që ta bëjnë më shpesh këtë, pasi asaj i ka ndihmuar shumë.

Rita Ora terapi 1

Rita Ora terapi 2

COMMENTS