Rita Ora u kthye në skenën e 'X Factor' mbrëmjen e së dielës për të performuar këngën e saj të re 'Anywhere' dhe habiti teleshikuesit brit
Rita Ora u kthye në skenën e ‘X Factor’ mbrëmjen e së dielës për të performuar këngën e saj të re ‘Anywhere’ dhe habiti teleshikuesit britanikë.
26-vjeçarja kishte zgjedhur të dilte vetëm me të mbathura dhe rrjetet sociale ‘shpërthyen’ duke u marrë me të.
Një përdorues shkroi në Twitter: ‘@RitaOra Mendoj se ke harruar të veshësh pantallonat për xfactor?’
‘Veshja e Rita Orës është homazh për të gjithë ata që kanë harruar rrobat e fiskulturës në shkollë dhe duhet të bëjnë ushtrimet vetëm me mbathje’, bëri shaka një tjetër.
Ndërsa një fans postoi këtë shkrim: ‘Zot i madh! Rita Ora duhet të ketë humbur pantallonat rrugës për në skenë’.








COMMENTS