Të gjithë sytë tek Selena Gomez në American Music Awards 2017. Jo vetëm për shkak të rilidhjes së saj me Justin Bieber, por pamja e saj e re
Të gjithë sytë tek Selena Gomez në American Music Awards 2017. Jo vetëm për shkak të rilidhjes së saj me Justin Bieber, por pamja e saj e re, një Selena bionde.
Këngëtarja amerikane ka qenë mjaft e përfolur në muajt e fundit, ky është momenti i parë që Selena këndon live pas shumë kohësh, teksa 25-vjeçarja rikthehet aktive në karrierë pas disa problemeve personale.
Dy muaj më parë Gomez bëri të ditur se kishte bërë transplant të veshkës, që e shpëtoi atë nga diagnoza Lupus, e cila e detyroi të merrte trajtim për ankth dhe depresion në 2016.
Selena Gomez ka qenë ndër yjet që kanë tërhequr vëmendje në ceremoninë e sivjetme të American Music Awards.





COMMENTS