Me 20 Gusht Kosova do të vizitohet nga dy Astronomë me renome ndërkombëtare; Stephen Ramsden (Drejtor i përgjithshëm i Charie Bates Solar Astronomy Pr
Me 20 Gusht Kosova do të vizitohet nga dy Astronomë me renome ndërkombëtare; Stephen Ramsden (Drejtor i përgjithshëm i Charie Bates Solar Astronomy Project nga SHBA) dhe Rob Black (drejtori i CBSAP nga Australia), njofton Kryetarja e klubit të Astronomisë së Kosovës, Pranvera Hyseni.
Gjatë qëndrimit të tyre 10 ditor në Kosovë, do të organizohen aktivitete edukativo-shkencore kryesisht në fushën e Astronomisë Solare. Do të ketë edhe ligjerata rreth Diellit dhe ndikimit të tij në jetën në Tokë, do të shpërndahen syze solare falas, disqe spektrale etj.
Njoftimi i plotë:
Me 20 Gusht 2016, vendi ynë vizitohet nga dy Astronomë me renome ndërkombëtare: z. Stephen Ramsden (drejtor i përgjithshëm i Charie Bates Solar Astronomy Project nga SHBA) dhe z. Rob Black (drejtori i CBSAP nga Australia).
Gjatë qëndrimit të tyre 10 ditor në Kosovë, do të organizojmë aktivitete edukativo-shkencore kryesisht në fushën e Astronomisë Solare. Do të keni rastin të dëgjoni ligjerate rreth Diellit dhe ndikimi i tij në jetën në Tokë, do të shpërndahen syze solare falas, disqe spektrale etj.
Me lejoni të ju njoftoj që AOK është Kapitull i CBSAP në Kosovë.
CBSAP përveq që ka ndihmuar klubin tonë në zgjerimin e njohurive, ata gjithashtu kanë dhuruar pajisje optike me vlerë rreth 20,000€. Kanë ndihmuar me 4,000 palë syze solare, ku 2,000 prej tyre janë shpërndarë falas për qytetarët e Kosovës.
Ne ndihemi të privilegjuar dhe të nderuar për vizitën që këta astronomë do i’a bëjnë shtetit tonë të ri. Shpresojmë që vizita e tyre do të mirëpritet edhe nga strukturat e larta shtetrore.
Shpresojmë që nga pervoja e tyre, si klub dhe si shoqëri kosovare, do të përfitojmë dituri rreth shkencës më të vjetër: Astronomisë!
Pranvera Hyseni
(Kryetare e klubit të Astronomisë në Kosovë)
COMMENTS