Alyssa Stringfelloë nga Arkansas e Shteteve të Bashkuara, ka treguar për ‘momentin më biond’, pasi ia dërgoi kopanisë së sigurimeve fotografitë
Alyssa Stringfelloë nga Arkansas e Shteteve të Bashkuara, ka treguar për ‘momentin më biond’, pasi ia dërgoi kopanisë së sigurimeve fotografitë e saj dhe jo të veturës.
Mësuesja 25-vjeçare, ka treguar përmes rrjetit social ngjarjen, kur iu kërkua të dërgonte imazhet e veturës, para se t’i kalonte afati i regjistrimit.
Pasi u ngatërrua dhe mendoi se duhet të dërgonte fotografitë e saj, ajo buzëqeshi teksa pozonte për të kryer obligimin.
‘Përshëndetje, na nevojiten të njëjtat fotografi, por se duhet të jetë makina e jo ti’, ka qenë mesazhi që iu kthye prapa.
Me të lexuar kërkesën, ajo turpërua shumë dhe shkoi menjëherë që të përmirësonte gabimin.
‘E panevojshme të thuhet, që u turpërova shumë, ndërsa të gjithë në punë qeshën shumë me mua. Ishte një moment prej biondine’, ka thënë ajo lidhur me rastin.
Madje, ajo i kishte kërkuar nënës t’ia bënte fotografitë, ndërsa tërë kohës ishte pyetur nëse vërtetë do duhej të fotografojë atë apo veturën.




COMMENTS