Policia e Kosovës ka informuar lidhur me shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë tek objektet e Radio Televizionit të Kosovës, që dyshohet se është kryer nga
Policia e Kosovës ka informuar lidhur me shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë tek objektet e Radio Televizionit të Kosovës, që dyshohet se është kryer nga mjeti shpërthyes – grantë dore.
Në një komunikatë për media, dërguar nga ky institucion, thuhet se:
‘Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, dhe rasti është iniciuar si ‘Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm’.
Në bazë të informacioneve të deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Policia, thuhet në komunikatë, është duke punuar në analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante, duke përfshirë kamerat e sigurisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësit/ve të këtij rasti.
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar si akt të shëmtuar të personave dashakeq.
COMMENTS