Plagoset një polic nga një tjetër sulm në Paris

Të paktën një polic është plagosur nga të shtënat në veri të Parisit, konfirmon Ministria e Brendshme franceze. Mediat ne Francë raportojnë se i dysh

Të paktën një polic është plagosur nga të shtënat në veri të Parisit, konfirmon Ministria e Brendshme franceze.
Mediat ne Francë raportojnë se i dyshuari që sulmoi policin është ende në arrati.

Incidenti thuhet se ndodhi gjatë një kontrolli të rrugëve, ndërsa tre policë ishin të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, Forcat e sigurisë në aerportin Orly në Paris, kanë vrarë një burrë i cili arriti që t’ia merrte armën një ushtari, ka thënë Ministria e Brendshme franceze.

‘Një person ia morri armën një ushtari dhe u fsheh në një dyqan të aeroportit përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë’, ka thënë për AFP, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Ai ka shtuar se asnjë person nuk është lënduar nga ky incident.

Ministri i Brendshëm, Bruno Le Roux pritet që të vizitojë aerportin, që gjendet në periferi të Parisit.

‘Ishin duke pritur për të kryer kontrollin për fluturimin për në Tel Aviv, kur dëgjuam tre ose katër të shtëna’, ka thënë Franck Lecam.

Ai ka shtuar se një zyrtar i sigurisë se të shtënat kanë ndodhur në afërsit të porteve ku ushin të planifikuara lufturimet e Turkish Airlines. E gjithë kjo zonë, sipas këtij dëshmitari, është e mbushur me ushtarë, policë dhe punëtorë të emergjencës.

‘I gjithë aeroporti është evakuuar’, ka thënë një punëtor i aeroportit duke folur në kushte anonimiteti.

Të shtënat në aeroport kanë ndodhur rreth orës 8:30.

COMMENTS