Polica e Kosovës ka nisur t'i nxjerrë nga banesat e të ashtuquajturit 'program YU' uzurpuesit e këtyre banesave. Ata nuk kanë dashur t'i lëshojnë bane
Polica e Kosovës ka nisur t’i nxjerrë nga banesat e të ashtuquajturit ‘program YU’ uzurpuesit e këtyre banesave. Ata nuk kanë dashur t’i lëshojnë banesat dhe me këtë rast është zhvilluar edhe një përleshje ndërmjet banorëve e policisë.
130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës, me vendim të Gjykatës është dashur që sot t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.
Banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shesë ato pasi që kanë investuar vetë.
‘Programi YU’ ka qenë projekt i regjimit të Slobodan Milosheviqit për t’i sistemuar serbët në Prishtinë.
Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.


https://www.youtube.com/watch?v=CwDMW_8QC_0

COMMENTS