Është publikuar një video e rrallë e incizuar nga rusët që tregon Hiroshimën dhe Nagasakin, qytete të shkatërruara pak pas shpërthimit të bombës atomi
Është publikuar një video e rrallë e incizuar nga rusët që tregon Hiroshimën dhe Nagasakin, qytete të shkatërruara pak pas shpërthimit të bombës atomike të lëshuar nga SHBA-të në vitin 1945.
Hulumtuesit nga Bashkimi Sovjetik kanë kapur pamjet e qyteteve të rrafshuara japoneze, vetëm një muaj pas bombardimeve të SHBA-së.
Materiali rreth 5 minuta, i është dorëzuar kryeministrit japonez Shonzo Abe në korrik të këtij viti, nga kryetari i Dumës Ruse, Sergei Naryshkin.
Për herë të parë qyteti i Hiroshimas dhe Nagasakit kanë marrë pamjet e pasojave të bëra nga Bashkimi Sovjetik në atë kohë.
Kjo video tani do të shfaqet në Muzeun e Bombës Atomike në Nagasaki, si pjesë e një ekspozite për të shënuar 71 vjetorin e bombardimeve.
SHBA-të me 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 kanë gjuajtur dy bomba atomike, në të dyja qytetet duke lënë të vdekur mbi 140 mijë njerëz.
COMMENTS