Reperja amerikane, Nicki Minaj, këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri “Chun-Li'. Kënga në fjalë është frymëzuar nga personazhi
Reperja amerikane, Nicki Minaj, këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri “Chun-Li’.
Kënga në fjalë është frymëzuar nga personazhi i famshëm i video-lojës ‘Street Fighter’, teksa në klip Nciki ka zgjedhur kostumin e karakterit Chun-Li.

Minaj vendosi që të ndajë me fansat disa fotografi në rrjetet sociale , ku ka treguar prapaskenat e xhirimeve.
Ajo shfaqet tejet atraktive e veshur në një kostum të ngushtë dhe me prerje, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.
Reperja ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte muzikore, duke kryesuar top listat amerikane.
Edhe projekti i saj i ri muzikor po pritet me padurim nga fansat e saj, të cilët janë me miliona në mbarë globin.

COMMENTS