Në Gjilan nisë nesër faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjas për katër ditë me radhë. Drejtoria e Shëndetësisë apelon të gjithë bl
Në Gjilan nisë nesër faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjas për katër ditë me radhë.
Drejtoria e Shëndetësisë apelon të gjithë bletarët që për katër ditë me radhë t’i mbajnë të mbyllura bletët nga ora 20:00 deri pas mesnate, ngase materia me të cilën kryhet dezinsektimi, mund të shkaktojë dëme në shoqëritë e bletëve.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, dezinsektimi do të bëhet në tërë territorin e kësaj komune, në veçanti në zonat e prekura më së shumëti nga mushkonjat dhe insektet tjera.
Dezinsektimi hapësinor në Gjilan ka nisur në muajin qershor, ndërkaq faza e tretë përfundon në fund të korrikut.
COMMENTS