Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë, astronauti amerikan, Eugene Cernan, njofton agjencia amerikane e hapësirës.
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë, astronauti amerikan, Eugene Cernan, njofton agjencia amerikane e hapësirës.
Cernan, i cili gjithashtu ishte një nga njerëzit e parë që ka ecur në hapësirë, ka vdekur i rrethuar nga familja, raporton për njoftimin, agjencia e lajmeve, Reuters.
‘E dija që kisha ndryshuar gjatë atyre tre ditëve në Hënë pasi nuk i takoja më vetëm Tokës’, ka shkruar Cernan ndër të tjera në librin e tij, me titull ‘Njeriu i Fundit në Hënë’.
Cernan dhe astronauti tjetër nga anija kozmike, Apollo 17, Harrison Schmitt i janë shtuar listës së 10 astronautëve amerikanë në tërësi që kanë ecur mbi Hënë.
Udhëtimi i tij tre ditor në Hënë është realizuar në dhjetor të vitit 1972.
Cernan është rritur në qytetin e Çikagos, ndërsa nga NASA është pensionuar në vitin 1976.

COMMENTS