Një foto rreth Donald Trump u përhap me shpejtësi në internet dhe kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, por përmbajtja e fotos nuk ishte aspa
Një foto rreth Donald Trump u përhap me shpejtësi në internet dhe kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, por përmbajtja e fotos nuk ishte aspak e zakonshme.
Imazhi paraqet një grua që i ngre gishtin e mesit një eskorte makinash ku ndodhej presidenti Donald Trump, ndërsa ajo ishte duke ngarë biçikletën.
Një akt i vërtetë guximi duket në plan të parë, duke pasur parasysh kundërshtitë e shumë njerëzve ndaj presidentit amerikan, por megjithatë mbetet një veprim fyes, që duket se ka marrë një dënim të ashpër.
Juli Briskman, 50 vjeçe, është pushuar nga puna. Akima LLC, një firmë kontraktore e qeverisë amerikane, nuk ishte edhe aq e lumtur për fotografinë e punonjëses së saj.
Të hënën ajo u thirr në zyrë ku i thanë se kishte shkelur rregullat e kompanisë për mediat sociale duke e përdorur fotografinë si foto profili në Facebook dhe Twitter.
Juli, nënë e dy fëmijëve, tha që kur kaluan makinat asaj nisi t’i ziente gjaku, duke menduar që përfituesit e programit për emigrantët minorenë, po dëboheshin, Presidenti kishte tërhequr reklamat për regjistrimet në programin e ndihmës shëndetësore Obamacare, vetëm një e treta e Puerto Ricos ka energji elektrike, ndërsa ai ndoshta po shkonte të luante golf.
Dhe një gjest pasioni, por më pas edhe një ndjenjë krenarie, në fund pushimi nga puna.
Po të shohësh faqen e Julit, ajo vazhdon ta ketë foton të publikuar. Tani nuk ka asgjë për të humbur. Gjithmonë nëse hakmarrja kundër këtij gjesti nuk do vazhdojë t’i hapë probleme në jetën e saj.



COMMENTS