Leonora Jakupi si diamant në ZhurmaVMA12

Vendi ku mbledhen yjet e vërtetë të muzikës shqiptare dhe shumë të ftuar të tjerë 'Zhurma Video Music Awards 12' është shumë afër mbrëmjes gala, që mb

Vendi ku mbledhen yjet e vërtetë të muzikës shqiptare dhe shumë të ftuar të tjerë ‘Zhurma Video Music Awards 12’ është shumë afër mbrëmjes gala, që mbahet me 15 Shtator në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Derisa pritet një spektakël gjigant për ndarjen e çmimeve, shumica e mysafirëve tanimë veç e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Zhurma.

E për të ekspozuar elegancën e saj duke parakaluar në tapetin e kuq e për të vazhduar edhe në sallë ku zhvillohet spektakli, Leonora Jakupi i është përgjegjur pozitivisht thirrjes për të qenë konkurrente dhe pretendente për disa nga çmimet e rëndësishme të ZhurmaVMA12.

Përndryshe kënga e publikuar e Leonorës e titulluar ‘Diamant’ ka zënë ‘trenin’ e fundit për t’u nominuar në Zhurma, sepse projektet që i futen garës janë nga muaji Janar e deri nga mesi i Gushtit 2016.

Gjithçka do të zbulohet në mbrëmjen e 15 Shtatorit, nga ku nuk ka mbetur edhe shumë kohë!

COMMENTS