Kuvendi miraton Rezolutën për rrënimin e murit në veri

Me 76 vota për ka kaluar në Kuvend Rezoluta për rrëzimin e murit në veri. Vetëm dy vota ishin kundër kësaj Rezolute, dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Me 76 vota për ka kaluar në Kuvend Rezoluta për rrëzimin e murit në veri. Vetëm dy vota ishin kundër kësaj Rezolute, dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Rezoluta në Kuvendin e Kosovës u paraqit nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili tha se është në harmonizim me grupet e tjera parlamentare, raporton zico.tv

Këto janë kërkesat e Rezolutës:

Muri të rrënohet në muajin janar të vitit të ardhshëm;

Qeveria të angazhohet që të ndërmarrë masa ndaj ndërtimeve pa leje në veri, dhe murin ta trajtojë si të tillë;

Qeveria të marrë masa që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe t’i përmbajë elementet e që i kishte në vitin 1999 dhe te mos ndryshohen ato;

Të kthehen sa më parë qytetarët në pronat në veri.

Projekt-rezoluta u paraqit afro një javë më parë në Kuvendin e Kosovës, por ajo u kërkua që të ndryshohet dhe të plotësohet dhe prandaj edhe u fut në rend të ditës në ditët e fundit të vitit 2016.

Nga rezoluta janë tërhequr dy pika, që kanë të bëjnë me shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, që ishin diskutuar të premten e kaluar deri në orët e vona të mesnatës.

Fillimisht, disa deputetë në Kuvend kanë kërkuar në debat që edhe një herë të riformulohet projekt rezolutë, duke saktësuar subjektin që i drejtohet ajo dhe për cilin mur bëhet fjalë.

Muri në veriun e Mitrovicës nisi të ndërtohej në fillim të dhjetorit, dhe si i tillë ka ngjallur reagimin e qytetarëve dhe të politikës.

COMMENTS