Megjithëse nuk njihet edhe shumë në Kosovë, ai është një nga aktorët më të mirë turk. Çagatay Ulusoy është zgjedhur mashkulli më i mirë i vitit 201
Megjithëse nuk njihet edhe shumë në Kosovë, ai është një nga aktorët më të mirë turk.
Çagatay Ulusoy është zgjedhur mashkulli më i mirë i vitit 2016 në shtetin turk.
Kështu e ka shpallur revista e njohur amerikane, përkatësisht edicioni turk i saj ‘GQ Türkiye’ gjatë një ceremonie të mbajtur në qytetin e Stambollit.
Ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve në saje të rolit të Barisit në filim ‘Delibal’.
Vlen të theksojmë se 26-vjeçarin aktualisht mund ta shikojmë me rolin e Sarpit në serialin ‘Içerde’.
Ulusoy gjithashtu pritet të shfaqet edhe në disa projekte të tjera kinematografike, të cilat padyshim që do ta bëjnë edhe më të famshëm sidomos në radhët e gjinisë femërore.
https://www.youtube.com/watch?v=uqNUn-Vtnpc








COMMENTS