Kokteji i molotovit ndërpret koncertin e ‘On Records’ në Podujevë (Video)

Treshja e artistëve Kida, Mozzik dhe Getinjo nuk kanë arritur ta kryejnë mbrëmjen muzikore në Podujevë, pasi ai është ndërprerë pas një sulmi me kokte

Treshja e artistëve Kida, Mozzik dhe Getinjo nuk kanë arritur ta kryejnë mbrëmjen muzikore në Podujevë, pasi ai është ndërprerë pas një sulmi me koktej molotovi në lokalin ku po performonin.

Incidenti i shënuar alarmoi policinë që siguroi artistët dhe njerëzit e pranishëm.

Këtë e ka konfirmuar komandanti i Policisë Rajonale të Podujevës, Bekim Bislimi.

‘Mbrëmë rreth orës 21:20 minuta, në një lokal, ishte duke u mbajtur një koncert, ku nga disa persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy shishe koktej molotovi, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy qytetarë, ku menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Të shtëna me armë nuk ka pasur’. tha Bislimi.

Ky i fundit më tej tha se në konsultim me Prokurorinë kujdestare të shtetit, rasti titullohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

COMMENTS