Kërcënime për sulme në ‘Rio 2016’

Pas kërcënimeve të një kanali xhihadist kundër Lojërave Olimpike 'Rio 2016', Agjencia e inteligjencës e Brazilit tha se po analizon të gjitha kërcënim

Pas kërcënimeve të një kanali xhihadist kundër Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’, Agjencia e inteligjencës e Brazilit tha se po analizon të gjitha kërcënime ndaj Olimpiadës.

‘Shumë kërcënime janë hedhur poshtë dhe ato që meritojnë vëmendje po hetohen plotësisht’, tha agjencia e zbulimit.

Këtë javë, një kanal xhihadist, përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë thirrje për sulme kundër Olimpiadës dhe ka dhënë detaje për objektivat dhe metodat.

Thuhet se përmes mesazheve është bërë thirrje të sulmohen edhe atletët perëndimorë.

Ekspertët e sigurisë thonë se Brazili nuk ka histori të aktivitetit xhihadist dhe as rrjete të vendosura terroriste, çfarë i bën të vështira sulmet komplekse në Olimpiadë.

‘Rio 2016’ nis më 5 gusht.

COMMENTS