Kënga që të ‘ndezë gjakun’ nga Silva dhe Dafi (Foto & Video)

Kënga shqiptare 'Të ka lali shpirt', jo vetëm që ishte një super hit, por 3 vjet nga publikimi mbetetet kënga që të 'ndezë gjakun'. Ajo bëri jehonë

Kënga shqiptare ‘Të ka lali shpirt’, jo vetëm që ishte një super hit, por 3 vjet nga publikimi mbetetet kënga që të ‘ndezë gjakun’.

Ajo bëri jehonë të madhe, prandaj s’kishte se si të mungonte në Spektaklin ‘Zhurma Video Music Awards’ në vitin 2013.

silva 3

‘Të ka lali shpirt’ çiftin e gëzoi shumë, pasi ata u shpërblyen me dy çmime nga ky event i mbajtur në Prishtinë, njëri i Internetit dhe Best Song.

E si çift, Silva dhe Dafi për herë të parë në Kosovë kanë parakaluar në tapetin e kuq të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’.

silva 1

Kënga nuk është ndalur me kaq. Ajo ka mbërritur edhe në Arabi Saudite, Bullgari e Greqi. Së fundmi, kënga në fjalë është kënduar live edhe nga këngëtarja turke Linet, në një nga emisionet më të njohura Show TV. Linet performoi në gjuhën shqipe hitin ‘Të ka lali shpirt’.

silva 2

Kënga e cila i ka kaluar mbi 204 milionë klikime në YouTube mbetet videoklipi më i klikuar shqiptar. Këngë kjo nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Mandin dhe reperin Dafi.

COMMENTS