Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj 29 vjeçar, Casper Smart. Sipas burimeve të Daily Mail, marrëdhënia
Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj 29 vjeçar, Casper Smart.
Sipas burimeve të Daily Mail, marrëdhënia e çiftit ishte konsumuar, duke arritur kështu drejt një fundi natyral. Vetë 41 vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj, preferonte të dilte me shokët e tij, në vend që ta shoqëronte atë nëpër eventet e saj.
Mediat raportojnë se të shtunën e kaluar, Jennifer ka qenë e ftuar në një mbrëmje bamirësie në Hamptons bashkë me të dashurin e saj, por që ai kishte refuzuar të vinte, dhe kjo është arsyeja që çoi gjithçka drejt shkatërrimit.
Lopez deklaroi se ajo mbrëmje ishte shumë e rëndësishme për të, pasi kishte shumë fitime të cilat do të shkonin për qëllime humanitare, dhe mos paraqitja e të dashurit të saj në atë event, tregon një anë edhe më të errët të tij.
Ylli i muzikës Pop, e cila është 47 vjeçe, dhe balerini, i cili është 29 vjeç, kanë qenë së bashku që nga viti 2011.
COMMENTS