Artisti italian, Dario Gambarin, ka lëvruar në një arë në Verona portretin e Kim Jong-un dhe poshtë saj ka shkruar 'rrezik'. Ai e ka bërë portret
Artisti italian, Dario Gambarin, ka lëvruar në një arë në Verona portretin e Kim Jong-un dhe poshtë saj ka shkruar ‘rrezik’.
Ai e ka bërë portretin me një traktor në fushën e babait të tij prej 25 mijë metrash katrorë dhe disa tij, vepra mund të shihet edhe nga ‘syri i shpendit’.
‘Portreti është një lloj thirrje për mbarë botën, sepse ne jemi duke e parë që tensionet mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano –verior Kim Jong-un janë duke u rritur’, tha Gamberin.
Artisti ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që ai e bën një vepër të tillë. Ai ka shtuar se ka në këtë formë ka paraqitur edhe portretet e Vladimir Putin, Donald Trump, Barack Obama, Fidel Castros dhe Nelson Mandela.

COMMENTS