Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në ditën e 15 Shtatorit kur edhe mbahet 'Zhurma Video Music Awards 12', organizatorët e kanë bërë të ditur emr
Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në ditën e 15 Shtatorit kur edhe mbahet ‘Zhurma Video Music Awards 12’, organizatorët e kanë bërë të ditur emrin i cili do të marrë ‘Çmimin e Nderit’ këtë vit.
Hivzi Krasniqi nderohet me këtë çmim për vepër jetësore.
Gazetar, drejtues dhe autor i shumë emisioneve në radio e televizion si dhe autor i artikujve në gazeta dhe revista.
Krasniqi ka shkruar mbi 1300 tekste për këngë në të gjitha zhanret për kompozitorët dhe këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe grupe të ndryshme muzikore.
Ai shquhet për përkushtimin e profesionalizmin dhe respektin që ka për dëgjuesin, shikuesin dhe lexuesin.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘ZhurmaVMA12’ edhe kësaj here do të dhurojë emocione të shumta, ndërsa nderon me dinjitet artistët që sjellin projektet më të mira brenda 1 viti.
COMMENTS