Hit këngët shqiptare të Bleona Qeretit në iTunes

'Greatest hits albanian' titullohet albumi me këngët e përmbledhura të Bleona Qeretit. Këtë vendim Bleona e mori pas shumë kërkesave të fansave të saj

‘Greatest hits albanian’ titullohet albumi me këngët e përmbledhura të Bleona Qeretit. Këtë vendim Bleona e mori pas shumë kërkesave të fansave të saj për të ridëgjuar edhe një herë këngët e saj hit në gjuhën shqipe.

Lajmin e ka konfirmuar vetë pop stari shqiptar, e cila ka thënë se këngët e saj tashmë fansat kanë mundësi t’i dëgjojnë në Spotify, Amazon dhe iTunes.

Bleona Qereti ka krijuar tetë albume në shqip dhe shumë nga këngët e saj, ndonëse ka kaluar shumë kohë mbeten akoma në kujtesën e njerëzve.

‘opinion.al’

COMMENTS