‘Gylsereni’ do të paguhet 60 mijë euro për mos të folur

Aktorja e njohur Nurgul Yesilçay do të fitojë 60 mijë euro pa ‘hapur gojën’. Ky është titulli i mediave turke të lidhje me fitimet e aktores së njoh

Aktorja e njohur Nurgul Yesilçay do të fitojë 60 mijë euro pa ‘hapur gojën’. Ky është titulli i mediave turke të lidhje me fitimet e aktores së njohur si Gylsereni i ‘Fate të Kryqëzuara’ nga një projekt iranian.

Sipas ‘Sabah’, Yesilçay do të udhëtojë drejt Iranit këtë javë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit ‘Xhindi i bukur i Jedullah’, të producentit Bayram Fazli.

Mësohet se aktorja 41-vjeçare do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ku do të luajë rolin e Dilarës, e cila si pasojë e një traume që ka kaluar, nuk flet dot.

COMMENTS

DISQUS: