Këngëtari nga Mitrovica, jo i panjohur për publikun tashmë, Gazmend Kelmendi - Gazza mbrëmë promovoi albumin e tij të parë solo 'Krejt kan me tu kthy'
Këngëtari nga Mitrovica, jo i panjohur për publikun tashmë, Gazmend Kelmendi – Gazza mbrëmë promovoi albumin e tij të parë solo ‘Krejt kan me tu kthy’.
Në një mbrëmje mes miqësh e adhuruesve të muzikës, të mbajtur në lokalin më të frekuentuar të Mitrovicës, ‘Hause Pub’, Gazza me përcjelljen e bendit performuan rreth tri orë këngë të ndryshme të albumit dhe të tjera, duke mbajtë publikun në atmosferë maksimale.
Ai madje shpërndau edhe CD-në për të pranishmit, e cila përmbanë tetë këngë të zhanreve të ndryshme, punuar nga mjeshtërit si Alban Fortuna, Arsim Bunjaku, Ilir Berani, Ardian Kastrati etj.
I ndarë shumë i kënaqur me të gjithë bashkëpuntorët, ai për zico.tv, duke falenderuar të gjithë ata që e përkrahën në realizimin e albumit, tha se projekte të tjera mjaftë atraktive tani veç janë rrugës dhe do të lansohen së shpejti.
Kujtojmë se Gazza së fundmi ka lansuar edhe projektin në bashkëpunim me Yllka Kuqi, ‘Ku je sonte’, ndërsa së shpejti në emisionin ‘Play’ në ZICO TV do të mund të ndiqni edhe videon me intervista dhe atmosferën nga Mitrovica!
COMMENTS