Epopeja e UÇK-së, tre ditë aktivitete në Prekaz

Drejtori i Kulturës në komunën e Skenderajt, Hajriz Koci ka dhënë detaje për përgatitjet që ka bërë komuna dhe qeveria në shënimin e Epopesë së Ushtri

Drejtori i Kulturës në komunën e Skenderajt, Hajriz Koci ka dhënë detaje për përgatitjet që ka bërë komuna dhe qeveria në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘Jemi në vigjilje të kremtimit të Epopesë së UÇK-së, ngjarje kulminante, themel i lirisë së Kosovës. Me këtë rast kryeministria ka paraparë një sërë aktivitetesh, pjesë e të cilave do të jemi edhe ne si komunë. Më 5 mars do të ketë një ceremoni në kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, më 6 mars do të mbahet një manifestim, ndërsa si gjithmonë, më 7 mars do të jetë Nata e Zjarreve. Do të ketë edhe një turne futbolli dhe shahu me këtë rast’, tha Koci për Klan Kosova.

Koci ka thënë se përgatitjet janë në finalizim, megjithëse kanë nisur me vonesë, duke theksuar se pritet fluks i qytetarëve edhe sivjet.

‘Padyshim që përgatitjet janë bërë, megjithëse kanë filluar pak me vonesë. Shpresojmë që edhe moti të jetë i mirë dhe të na ndihmojë. Si edhe herëve tjera presim shumë pjesëmarrje, pasi njerëzit tanë e respektojnë sakrificën. Njerëzit me kalimin e viteve po e çmojnë më shumë sakrificën dhe vetëdija e të gjithëve po vjen duke u rritur’, tha ai.

COMMENTS