Llogaria 'Vipat e Bllokut’ në Instagram, e cila tashmë është bërë një ndër faqet më të ndjekura ndër shqiptarë, është mbyllur nga menaxherët e këngëta
Llogaria ‘Vipat e Bllokut’ në Instagram, e cila tashmë është bërë një ndër faqet më të ndjekura ndër shqiptarë, është mbyllur nga menaxherët e këngëtares Elvana Gjata.
Shkak për këtë sulm është bërë publikimi i një fotoje të Elvana Gjatës në të cilën këngëtarja nuk dukej edhe aq bukur.
Përmes një mesazhi, menaxherët e këngëtares i kanë paralajmëruar administratorët e kësaj faqeje se nëse nuk e fshinin foton për 24 orë, ata do t’u mbyllnin faqet dhe do t’i drejtoheshin zyrës ligjore.
‘Vipat e Bllokut’ nuk kanë pranuar ta fshijnë dhe kështu atyre i është mbyllur faqja e cila kishte më shumë se 130 mijë ndjekës. Por, ata e kanë rihapur sërish faqen dhe kanë bërë publike edhe këtë incident që ka ndodhur mes tyre dhe Elvana Gjatës, dhe në vetëm një ditë ata kanë arritur të mbledhin rreth 16.000 ndjekës.
Kjo faqe, e cila nxjerr hapur ndryshimin e vipave shqiptarë përmes operacioneve plastike apo përdorimit të fotoshopit, nuk është hera e parë që merr kërcënime nga artistët që sulmon, por duket se Elvana ka pasur guximin dhe e ka bërë realitet paralajmërimin që iu bëri.
COMMENTS