Aktori i njohur turk Burak Ozçivit i cili është shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, po vazhdon angazhimet në aktrim. Kohë më parë, ai bash
Aktori i njohur turk Burak Ozçivit i cili është shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, po vazhdon angazhimet në aktrim.
Kohë më parë, ai bashkë me aktorin Murat Boz kishin sjellë filmin ‘Kardesim Benim’ që në shqip do të thotë ‘Vëllai im’.
Tashmë ata kanë përfunduar xhirimet e pjesës së dytë të këtij filmi për të cilin Burak zbuloi datën e publikimit.
Data 24 nëntor shënon publikimin e këtij filmi në kinematë turke, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar diçka interesante për publikun.
Kujtojmë që Burak së fundi ka luajtur në serialin ‘Dashuri e Zezë’, në të cilin ishte protagonist kryesor dhe aty njihej si ‘Kemali’.


COMMENTS