Me ngjitjen e saj në skenë, këngëtarja kosovare me famë botërore ka elektrizuar mbrëmjen e 9 Gushtit - Prishtinën. Kanë qenë të shumtë ata qytetarë
Me ngjitjen e saj në skenë, këngëtarja kosovare me famë botërore ka elektrizuar mbrëmjen e 9 Gushtit – Prishtinën.
Kanë qenë të shumtë ata qytetarë kosovarë të cilat për orë me radhë kanë pritur të shohin e dëgjojnë nga afër në Pakun Gërmia në Prishtinë këngëtaren e cila rreth orës 22:20 është ngjitur në skenë duke performuar disa prej këngëve të saj të shndërruara tashmë në hite si ‘Hotter than Hell’ apo ‘Be the one’.
Një natë e paharrueshme duke qenë se përveç hiteve dhe këngëve të repertorit të vet, Dua zgjodhi të këndojë gjithashtu shqip një nga këngët më të pëlqyera të babait, Dukagjinit, ‘Beso në Diell’. Këngë të cilën nuk e performoi vetëm por ftoi edhe Dugin në skenë për një duet si kurrë më parë.
Në intervistat e saj në mediat botërore por edhe kosovare Dua Lipa është shprehur se babai i saj Dukagjin Lipa ka qenë mbështetja e saj më e madhe në karrierën e saj muzikore.
Pas Prishtinës Dua Lipa mbrëmjen e 10 gushtit do të performojë në Tiranë, ku mijëra fansa të saj pritet të ndjekin nga afër koncertin i cili ashtu si në Kosovë pritet të jetë i jashtëzakonshëm.
COMMENTS