Daut Dauti Pos popullit turk, sot në mëngjes kundër puçit u deklaruan udhëheqësit e të gjitha shteteve relevante ushtarake që nga SHBA-të, nëpërmje
Daut Dauti
Pos popullit turk, sot në mëngjes kundër puçit u deklaruan udhëheqësit e të gjitha shteteve relevante ushtarake që nga SHBA-të, nëpërmjet Britanisë, Gjermanisë e deri në Rusi. Bota perëndimore nuk mund ta përkrahë ndërrimin e pushteteve me dhunë dhe në mënyrë të paligjshme e jokushtetuese. Të vetmet shtete që i përkrahën puçistët janë Siria dhe Egjipti.
Në Turqi, puçi u kundërshtua nga parlamenti turk dhe nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe partinë kemaliste (CHP). Nga puçi është distancuar edhe Fetullah Gulen, kundërshtari kryesor i Erdoganit. Kjo dmth që në mënyrë indirekte është përkrahur Erdogani.
Dështimi i puçit i ofron rast Erdoganit që ta forcoj pozitën e tij edhe më shumë. Tashti Erdogani ju hynë ‘fshisë’ kundërshtarëve të tij, sidomos oficerëve ushtarak, edhe një herë. Sipas të gjitha gjasave, Erdogani do të qëndroj në pushtet dhe në politikë më gjatë se që ka menduar edhe ai vetë. Kjo, natyrisht, varet nëse mëngjesi i nesërm (17 korrik 2016) zbardhë i qetë. Erdoganit i duhen veq edhe nja dy ditë qetësi.
Pamjet e hakmarrjes së disa qytetarëve turq kundër ushtarëve të tyre të dorëzuar janë primitive dhe tmerruese. Ushtari është vetëm instrument dhe hallka e fundit në zingjirin komandues dhe në këtë rast është i pafajshëm. Jam i bindur që shumica dërmuese e ushtarëve as që e kanë dijtur arsyen pse kanë dalë në rrugë ose kanë qenë të mashtruar se ‘armiku’ e ka sulmuar ‘atdheun’. Ushtari është vetëm për t’i zbatuar urdhërat që vijnë nga eprorët. Ushtari me dëshirë të madhe kishte qëndru në kazermë deri t’i kryhet afati i shërbimit.
Unë kur kam qenë ushtar, asnjë punë nuk e kam bërë me vullnet. Ama, bash asnjë. Të gjitha punët i bëja me qykë t’zorit. Nuk kam guxu me i refuzu urdhërat se më futshin në burg me dënim të rëndë.
Gjithmonë në punët e këqia, sidomos në ato ushtarako-politike, pëson ai që ka më së paku faj.
COMMENTS