Del nga prodhimi një bllok i Termocentralit Kosova B

Mbrëmë në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B njofton përmes një kumtese KESCO. Kjo njësi prodhon më tepër se 30% të tërë

Mbrëmë në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B njofton përmes një kumtese KESCO. Kjo njësi prodhon më tepër se 30% të tërë prodhimit vendor prandaj çdo ndalje e paplanifikuar e saj shkakton probleme afatshkurtra në furnizim.

Vetëm dy njësi të Termocentralit Kosova A janë në operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë/orë.

Sipas kumtesës, KESCO ka reaguar dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit. Në këto rrethana, për një kohë të shkurtër konsumatorët mund të kenë reduktime minimale të energjisë elektrike.

COMMENTS